Shkup, 16 shtator Zhurnal.mk – Nga gjithsej 11 zjarre në ambiente të hapura të regjistruara gjatë ditës, dy vazhdojnë të jenë aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa tetë janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 18:00, aktive mbeten vatrat e zjarrit pranë fshatit Rapesh, në Komunën e Novacit, ku është përfshirë bimësi e ulët, si dhe pranë fshatit Govërlevë, në Komunën e Sopishtes, ku po digjen bimësi e ulët dhe pyll me trungje të ulëta.
Nën kontroll është vënë zjarri në zonën nga fshati Belicë, në Komunën e Makedonski Brodit, drejt lokalitetit Jasen, në Komunën e Sopishtes. Nga flakët atje u përfshinë pyje me trungje të ulëta dhe pyje të përziera.
Gjatë ditës janë shuar tetë zjarre në ambiente të hapura: pranë fshatit Raoviq në Komunën e Sarajit; në rrugët “Alpi” dhe “Boro Menkov” në Komunën e Butelit; pranë fshatit Mralinë në Komunën e Ilindenit; ndërmjet fshatrave Ednokuqevë dhe Monospitovë në Komunën e Bosillovës; në rrugën “Vera Ciriviri” në Veles, si dhe pranë fshatrave Vranishtë dhe Misleshevë në rajonin e Strugës.
