Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës në RMV

Nga I.A
760 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 korrik, Zhurnal – Nga sonte në mesnatë, çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për 3 denarë për litër.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 93,00 denarë/litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 do të jetë 95,00 denarë/litër.

Çmimi i EURODIESEL (D-E V) do të rritet për 4,50 denarë/litër dhe do të kushtojë 98,50 denarë/litër.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rritet për 5,00 denarë/litër, krahasuar me çmimin e përcaktuar me vendimin e datës 20.07.2026, dhe do të jetë 98,00 denarë/litër.

Ndërkaq, çmimi i mazutit M-1 NS do të rritet për 2,726 denarë/kg, dhe çmimi i ri do të jetë 48,099 denarë/kg.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër