Tehran, 31 mars Zhurnal.mk – Teherani paralajmëron zgjerim të objektivave nga ushtarakë në ekonomikë në Lindjen e Mesme. Konflikti në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Garda Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se nga 1 prilli do të synojë kompani amerikane në rajon, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve kundër Iranit, sipas mediave shtetërore iraniane.
Sipas të njëjtave burime, objektiv do të jenë 18 kompani amerikane, mes tyre Microsoft, Google, Apple, Intel, IBM, Tesla dhe Boeing.
“Këto kompani duhet të presin shkatërrimin e objekteve të tyre si kundërpërgjigje ndaj çdo akti terrorist në Iran, duke filluar nga ora 20:00 me orën e Teheranit, të mërkurën, më 1 prill”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare.
Në deklaratë, Garda Revolucionare u bëri thirrje punonjësve të këtyre kompanive të “largohen menjëherë nga vendet e punës”, si dhe banorëve «në të gjitha vendet e rajonit» të evakuojnë zonat përkatëse.
Lista e kompanive që përmenden si objektiv përfshin: Cisco, HP, Intel, Oracle, Microsoft, Apple, Google, Meta, IBM, Dell, Planter, Nvidia, JP Morgan, Tesla, GE, Spire Solutions, G42 dhe Boeing.
Referenca ndaj “Planter” mund të lidhet me kompaninë Palantir Technologies, e cila është përmendur më parë nga mediat iraniane si një nga objektivat e mundshëm.
Paralajmërimi sinjalizon një zgjerim të përballjes, duke kaluar nga objektivat ushtarake drejt infrastrukturës dhe interesave ekonomike amerikane në rajon.
