Shkup, 30 maj – Për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore, nga nesër do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në autostradën A1, në segmentin Petrovec – Katllanovë, njoftojnë nga LAMM.
Ndryshimi i regjimit të qarkullimit do të fillojë të zbatohet nga nesër (31.05.2024) në lidhje me projektin për përfundimin e punimeve rehabilituese me zgjerimin e seksionit të përmendur të autostradës.

