Shkup, 10 mars – Deri të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë me temperatura të cilat në shumë vende do të jenë mbi 20 gradë dhe do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h).
Siç njoftojnë nga DPHM, nesër në orët e pasdites deri të enjten në mëngjes do të ketë reshje lokale të shiut, në disa vende reshje të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima, sidomos në orët e natës drejt së enjtes. Stabilizim të përkohshëm të motit do të ketë të premten dhe të shtunën, ndërsa të dielën përsëri në shumë vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura të shiut dhe bubullima.
Sipas parashikimeve, të shtunën temperaturat maksimale ditore do të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

