Nga një automjet në lëvizje u hodh bombë mbi një restorant në Tetovë: dy persona të plagosur

Nga D V
1,890 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Dy persona janë plagosur nga një shpërthim i shkaktuar nga një bombë dore e hedhur mbi një restorant në fshatin Dobarcë të Tetovës.

Dje në Stacionin Policor Grupçin, D.F. (51) nga Dobarcë, Tetovë, ka raportuar se nga një automjet “Citroën” në lëvizje është hedhur një bombë dore drejt objektit të tij hotelier, i cili ndodhet pranë rrugës lokale në fshat.

Nga shpërthimi është shkaktuar dëmtim material, ndërsa me lëndime janë plagosur E.A. (57) nga fshati Çiflik, Tetovë, dhe G.F. (60) nga Dobarcë, të cilët ndodheshin në hapësirën e restorantit.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.

Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi hetimor i SPB Tetovë, ku janë gjetur gëzhoja pistolete. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Tetovë. Po ndërmerren masa dhe veprime për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër