Çairi organizon për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

Nga D V
1,365 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Komuna e Çairit ka njoftuar organizimin e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”, i cili do të mbahet nga 23 deri më 26 korrik në hapësirat e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, festivali do të zhvillohet në Suli Ani dhe Kurshumli Ani, me pjesëmarrjen e artistëve vendas dhe ndërkombëtarë. Udhëheqja artistike e festivalit do të bëhet nga diva e operës Inva Mula dhe sopranoja Dëshira Ahmeti.

“Nga 23 deri më 26 korrik, Suli Ani dhe Kurshumli Ani do të mirëpresin artistë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë, nën udhëheqjen artistike të divës së operës Inva Mula dhe sopranos Dëshira Ahmeti. Për katër net, publiku do të ketë mundësinë të shijojë koncerte të muzikës klasike, muzikës kamertale, gala operistike dhe interpretime të muzikës shqiptare. Festivali “Çarshia” lind me ambicien për t’u shndërruar në një traditë të përvitshme dhe në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend e rajon, duke e afirmuar Çairin dhe Çarshinë e Vjetër si një pikëtakim të artit, trashëgimisë dhe dialogut kulturor”, ka shkruar kryetari I Çairit, Izet Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër