Nga sot klientët e ALTA bankës pa kartela mund t’i tërheqin paratë në Manastir

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Qytetarët që kanë llogari pagesore në Alta bankë SHA Manastir, ndërsa nuk kanë kartela pagesore, nga sot do të mund t’i tërheqin paratë e tyre në sportelet e filialit kryesor në bankën në Manastir, informoi Banka Popullore.

Për këtë qëllim, do të hapen disa sportele në adresën rr. “Dobrivoe Radosavleviq”, nr. 21, të dedikuara për pagesa me para në dorë, sidomos për pensionistët dhe pranuesit e ndihmës sociale, të cilët i marrin paratë përmes llogarive në banka.

Qytetarët do të mund të tërheqin më së shjmti 20.000 denarë, sa është vlera e lejuar për tërheqjen në periudhë prej dy javëve.

Nga 6 nëntori, përfshirë edhe të shtunën, 7 nëntor, filiali do të punojë në dy turne, me qëllim që t’ju shërbejë sa më shumë klientëve.

Pagesa do të kryhet gjatë didsa ditëve, sipas një orari paraprakisht të përcaktuuar. Qytetarët do të marrin SMS mesazhe me informacion për ditën dhe orën kur duhet të shkojnë në filial.

Banka Popullore u bën thirrje qytetarëve që t’u përmbahen afateve kohore të pranuara dhe të mos vijnë në filial para orarit të caktuar ose në ditët kur nuk janë thirrur, me qëllim që të shmangen turmat dhe pritjet më të gjata. Për ata që nuk do të jenë në gjendje të vijnë në orarin e caktuar, do të caktohen termine shtesë.

Sportelet do të jenë të destinuara ekskluzivisht për tërheqje parash dhe nuk do të kryhen lloje të tjera transaksionesh.

Po bëhen edhe përgatitje për hapjen e sporteleve për pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale në qytete të tjera të vendit, për të cilat Banka Popullore do të japë informacione shtesë.

artikuj të ndërlidhura