Nikolloski në Forumin e 23-të ekonomik të Vjenës, në fokus politikat ekonomike dhe sfidat e rajonit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri, Aleksandar Nikolloski, ndodhet për vizitë pune në Vjenë të Austrisë, ku merr pjesë në forumin e 23-të ekonomik të Vjenës.

Edicioni i këtij viti të Forumit mbahet nën moton “Dialogu vjenez për të ardhmen 2026 – vizion i përbashkët për të ardhme të përbashkët, sfida strategjike”, me fokus në bashkëpunimin rajonal ekonomik, integrimin evropian dhe sfidat strategjike.

Në kuadër të Forumit është paraparë fjalim i zëvendëskryeministrit Nikolloski, në panel sesionin “Vizion i përbashkët për bashkëpunim afatgjatë ekonomik”, ku do të flasë për politikat ekonomike dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit. Nikolloski do të flasë edhe për projektet strategjike infrastrukturore të cilat po ndërtohen në shtet.

Në Forum është paraparë pjesëmarrje e anëtarëve të Bordit të Forumit ekonomik vjenez, ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të BE-së, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Krahas promovimit të politikave dhe bashkëpunimit rajonal ekonomik, në Forum do të bisedohet edhe për sfidat dhe zgjerimin e BE-së.

Forumi ekonomik vjenez “Dialogu i Vjenës për të ardhmen 2026” është njohur zyrtarisht nga Komisioni evropian në kuadër të ngjarjes globale të “Forumit për zgjerim të BE-së 2026”.

Qëllimi i Forumit ekonomik të Vjenës është promovim i zhvillimit të ekonomisë rjaonale nga deti Adriatik deri te Deti i Zi dhe më gjerë, si pjesë përbërëse e ekonomisë evropiane dhe globale dhe angazhimin e tyre për bashkëpunim ekonomik rajonal, integrim evropian dhe realizim të vlerave të përbashkëta evropiane një tërë rajonin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër