Nis afati për konstituimin e Kuvendit, Kurti fton opozitën në takime

Nga D V
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk –  Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka nisur edhe zyrtarisht afati kushtetues për mbledhjen dhe konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës.

Sipas përcaktimeve kushtetuese, Kuvendi i dalë nga zgjedhjet duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, afat i cili përfundon më 7 gusht.

Në këtë kuadër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka nisur kontaktet politike duke u dërguar ftesa për takim kryetarëve të tri subjekteve më të mëdha opozitare – Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes kryeministri Kurti uka dërguar letër për takim kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës”, ka deklaruar Manxhuka.

Pas konstituimit të Kuvendit, pritet të nisin procedurat kushtetuese për formimin e Qeverisë së re, ndërsa më pas do të zhvillohet edhe procesi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër