Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – LSDM, Levica dhe BDI po e pengojnë qëllimisht miratimin e Kodit Zgjedhor për shkak të rejtingut të dobët, edhe pse për muaj të tërë po ndërtohej konsensus mes partive politike, deklaroi zëdhënësi i VMRO‑DPMNE‑s, Valentin Manasievski.
Në vend të marrëveshjes dhe miratimit të Kodit Zgjedhor për ciklin e ardhshëm zgjedhor, shtoi ai, LSDM, Levica dhe BDI zgjodhën të krijojnë një kakofoni në opinion rreth këtij ligji reformues.
“Lëvizja e Levicës për t’u paraqitur si të ashpër para anëtarësisë së tyre, duke mos e nënshkruar marrëveshjen për miratimin e Kodit Zgjedhor, erdhi pasi panë se rejtingu nuk u shkon siç dëshirojnë. Me këtë sjellje po krijojnë alibi për rezultatin e dobët në zgjedhjet e ardhshme dhe, sigurisht, gishtin e drejtojnë kah VMRO‑DPMNE. Arsyeja e vërtetë për bllokimin e Kodit Zgjedhor është pikërisht frika dhe paniku nga një humbje bindëse në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Manasievski.
