Nis grumbullimi i duhanit, çmimi fillestar 435 denarë/kg

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 nëntor Zhurnal.mk – Nga sot ka nisur grumbullimi i duhanit, me çmim fillestar prej 435 denarësh për kilogram për klasën e parë, 15 denarë më shumë se vitin e kaluar. Kombinati i Duhanit në Prilep ka hapur 34 pikat e grumbullimit, ndërsa pagesa për kultivuesit do të bëhet brenda dy deri në tri ditë nga dorëzimi i prodhimit.

Këtë vit pritet të grumbullohen nga 26 deri në 30 mijë tonë duhan.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë paralajmëron rritjen e subvencionit nga 80 në 90 denarë për kilogram, por ende nuk dihet nëse kjo masë do të zbatohet për korrjen e sivjetme. Nga Unioni i Shoqatave të Duhanit thonë se cilësia e mirë e prodhimit krijon pritje për çmim më të lartë, por deri më tani nuk është arritur marrëveshje me blerësit për rritjen e çmimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër