Nis procesi për rikthimin e rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në Kosovë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Fitore Pacolli ka marrë vendim për nisjen e procesit për rikthimin e rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në Republikën e Kosovës.

Ky vendim hap rrugën për identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, si diga të vogla, pragje dhe struktura të tjera artificiale që tashmë janë jashtë funksionit dhe që dëmtojnë ekosistemet ujore.

Ministrja Pacolli tha se” Përmes këtij procesi synohet përmirësimi i cilësisë së ujit, rikthimi i migrimit natyror të faunës ujore si dhe zvogëlimi i rrezikut nga përmbytjet, të cilat shpesh shkaktohen nga bllokimi i mbeturinave dhe drunjve gjatë prurjeve të mëdha.

Rikthimi i rrjedhës së lirë të lumenjve është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së ekosistemeve ujore dhe menaxhimit më të qëndrueshëm të burimeve ujore në vend”.

artikuj të ndërlidhura