Prishtinë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në pikën e parë të rendit të ditës është votimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Specialen, raporton Ekonomia Online.
Projektligji pritet të shqyrtohet në parim në seancën plenare, ndërsa nga PDK, e cila e ka iniciuar nismën për ndryshimin e Ligjit, kanë thënë se presin që ai të miratohet sot në të dyja leximet.
Ndryshimi i Ligjit për Specialen është miratuar paraprakisht në lexim të parë nga Komisioni për Legjislacion.
