Tiranë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit inkurajon të rinjtë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi me përkushtim për formimin e tyre profesional, duke nënvizuar se investimi në arsim dhe dije përbën investimin më të sigurt për zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit.
Presidenti thekson gjithashtu, rolin e pazëvendësueshëm të universiteteve në formimin e brezave të rinj.
“Sot nis një vit i ri akademik, një udhëtim i ri përkushtimi dhe sfidash për studentët dhe pedagogët. Universitetet janë vatrat ku formohen jo vetëm profesionistët e aftë të së nesërmes, por, mbi të gjitha, qytetarët e angazhuar që do të ndërtojnë të ardhmen e vendit. Uroj që studentët të kenë kurajë për të ëndërruar, disiplinë për të punuar fort dhe besim për të arritur suksesin”, uron Kreu i Shtetit.
