NISMA dhe PDK drejt bashkëpunimit politik, Limaj: Do ta mbështesim Bedri Hamzën për kryeministër

Nga Xh M
309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 maj Zhurnal.mk – Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, me të cilin kanë arritur marrëveshje për nisjen e një bashkëpunimi strategjik politik mes dy subjekteve.

Sipas Limajt, NISMA Socialdemokrate do ta mbështesë PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamzën, në zgjedhjet e ardhshme.

Ai bëri të ditur se bashkëpunimi do të përfshijë aspektin politik, elektoral, qeverisës dhe organizativ, me synim krijimin e një partneriteti afatgjatë në funksion të stabilitetit institucional, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

Limaj theksoi se ky bashkëpunim mbështetet në vlerat shtetformuese, orientimin euroatlantik, partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe respektin për luftën çlirimtare dhe rolin historik të UÇK-së.

Ai shtoi se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim politik dhe përgjegjësi institucionale, duke e cilësuar këtë marrëveshje si hap drejt një qeverisjeje stabile dhe funksionale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër