Niveli i krimt të përgjithshëm tash është më i ulëti në 20 vitet e fundit, sipas Toshkovskit

Nga D. V.
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 07 Maj, zhurnal.mk – Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, niveli i krimit të përgjitshëm në vend, aktualisht është më i ulëti në 20 vitet e fundit.

Ceremonia qendrore u mbajt sot në kuadër të Ministrisë së Brendshme, në të cilën fjalim mbajtën Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha gjatë një fjalimi të mbajtur me rastin e 7 Majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë së Veriut, se vitin a kaluar ka patur një ulje të krimit të përgjithshëm për 6%.

“Vitin e kaluar e mbyllëm me një ulje të krimit të përgjithshëm me më shumë se gjashtë përqind. U shtypën 16 grupe të krimit të organizuar që përfshinin 205 persona. Në luftën kundër korrupsionit, u zbatuan disa procedura të rëndësishme, duke përfshirë raste të profilit të lartë, dhe u shtypën katër grupe kriminale. Është veçanërisht e rëndësishme që krimi i përgjithshëm ka rënë dhe është në nivelin e tij më të ulët në 20 vitet e fundit. Efikasiteti është 67.2%, që është edhe niveli më i lartë në të njëjtën periudhë”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër