Shkup, 30 Prill, Zhurnal.mk – Një punëtore në Ministrinë e Bujqësisë sot në seancën e gjyqësore ka pranuar të ketë marrë ryshfet për të ndihmuar një kompani e cila nuk ishte në listën e renditjes, që të merrte fonde nga programi i Komisionit Evropian për bujqit e vendit.
Jasmina Kostadinova ka deklaruar sot se kishte pranuar një ryshfet prej 2,000 eurosh, raporton faqja e lajmeve 4news.mk në gjuhën maqedonase.
Edhe pse e pranoi fajësinë dhe shprehu pendim, Kostadinova i kërkoi gjykatës t’i kthente 6,000 euro, објави 4news.mk Konkretisht, gjatë kontrollit policor, asaj iu sekuestruan gjithsej 8,000 euro, dhe ajo pretendon se vetëm 2,000 euro lidhen me krimin.
Tetë persona të tjerë ndodhen të akuzar në rastin e fondeve në fjalë, e prej tyre edhe, ish-drejtor i Agjencisë së Mbështetjes Financiare Ilija Stoilev i cili akuzohet për marrje ryshfeti me qëllim miratimin e një projekti për programin IPARD 3. Aty ndodhet edhe Ish-ministri dhe drejtor i kompanisë “Signas-Argo”, Xhevdet Nasufi, i cili akuzohet fillimisht për ryshfet, siç raporton mediumi maqedonas.
Komisioni Evropian (KE) vitin e kaluar e pezulloi pagesën prej 2.9 milionë eurosh të destinuara për bujqit e vendit, por sot KE tha për Zhurnal.mk se vendosi që të vazhdojë me pagesat pas masave të ndërmarra nga autoritetet vendore.Gjykimi i të akuzuarëve për marrje e dhënie ryshfeti do të vazhdoi në fillim të muajit të ardhshëm.
