Një izraelit dhe katër palestinezë humbin jetën gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tel Aviv, 24 korrik, Zhurnal.mk – Një izraelit dhe katër palestinezë u vranë sot gjatë një serie përplasjesh në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi ngjarjen si një “sulm terrorist” dhe premtoi se Izraeli do të përgjigjet “me vendosmëri”.

Sipas ushtrisë izraelite, sulmi ndodhi pranë vendbanimit Havat Gilad, ku civilë izraelitë po bënin ecje në natyrë.

Autorët e dyshuar morën armën e një anëtari të forcave të sigurisë që mbërriti në vendngjarje dhe më pas hapën zjarr ndaj grupit.

Shërbimi izraelit i emergjencës njoftoi se një burrë rreth të 30-ave humbi jetën, ndërsa dy të rinj të plagosur nga të shtënat u transportuan me helikopter në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Nga ana tjetër, Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur se katër palestinezë u vranë në fshatin fqinj Tel dhe katër të tjerë u plagosën, tre prej tyre rëndë.

Kryeminsitri Netanyahu njoftoi se do të zhvillojë një mbledhje me drejtuesit e sigurisë për të vendosur mbi reagimin ndaj sulmit, ndërsa ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, kërkoi veprime “me dorë të hekurt”.

Dhuna në Bregun Perëndimor është përshkallëzuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Gaza, në tetor 2023.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër