Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda

Nga Xh M
2,092 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tokio, 26 qershor Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur Japoninë qendrore, me epiqendër në tokë pranë Tokios, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 20 kilometrash dhe u vlerësua me magnitudë 6 sipas shkallës sizmike japoneze, me dridhje që mund të shkaktojnë dëme në banesa.

Pak sekonda para lëkundjeve, sistemi kombëtar i paralajmërimit u aktivizua, ndërsa telefonat e banorëve vendas lëshuan sinjale alarmi, duke anashkaluar edhe modalitetin e heshtjes.

Dridhje të forta u ndjenë në Tokio, ku mobiljet u lëkundën dhe enët ranë nga vendi. Pas tërmetit u lëshua një paralajmërim për cunami, por ai u anulua vetëm pak minuta më vonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër