Një tërmet me magnitudë 5.2 godet lindjen e Turqisë

Nga Xh M
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Van, 4 prill Zhurnal.mk – Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) i Turqisë ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur provincën lindore turke Van në orën 8:52 të mëngjesit me kohën lokale, raporton Anadolu.

Sipas AFAD-it, epiqendra e tërmetit u regjistrua në rrethin Tusba të Vanit, në një thellësi prej 7 kilometrash.

Guvernatori i Vanit, Ozan Balci, tha për Anadolu se nuk ka raportime për viktima, duke shtuar se autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër