Njerëzit u habitën kur zbuluan se ylli i The Devil Wears Prada është i martuar me motrën e Emily Blunt

Nga D. V.
129 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shumë fansa të filmit “The Devil Wears Prada” u habitën pasi premiera amerikane e filmit të dytë e mbajtur të hënën në mbrëmje , zbuloi një detaj interesant nga jeta private e aktorit Stanley Tucci.

Shumë prej tyre nuk e dinin se gruaja e tij është motra e Emily Blunt.

Tucci, i cili përsëri luan rolin e Nigel, krahut të djathtë të Miranda Priestly në filmin e ri, mbërriti në premierën në New York i shoqëruar nga gruaja e tij Felicity Blunt.

Kolegia e tij në film, Emily Blunt, dhe bashkëshorti i saj, ylli i Hollivudit John Krasinski, ishin me ta.

Pasi u publikuan fotot nga eventi, shumë në rrjetet sociale pyetën veten se “kush është gruaja e bukur pranë Stanley Tucci-t”, dhe u habitën kur mësuan se gruaja e aktorit, Felicity, është në të vërtetë motra e koleges së tij të filmit, Emily Blunt.

Aktori amerikan dhe Felicity janë të martuar që nga viti 2012, dhe u takuan në dasmën e Emily Blunt dhe John Krasinski-t.

Ishte Emily, e cila u afrua me Tucci-n në sheshxhirimin e filmit të parë, “The Devil Wears Prada” në vitin 2006, e cila e ftoi kolegun e saj në dasmën e saj dhe e prezantoi atë me motrën e saj.

Felicity është një agjente letrare e suksesshme me një karrierë 20-vjeçare dhe ka përfaqësuar autorë legjendarë si e ndjera Jilly Cooper. Ajo gjithashtu e zbatoi njohurinë e saj duke e ndihmuar burrin e saj të shkruante librat e tij të gatimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër