NP “Higjiena Komunale” në Shkup me aksion për pagesë të borxheve pa kamatë deri më 5 qershor

Nga D. V.
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 prill, Zhurnal.mk – Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” – Shkup njofton qytetarët se ka nisur aksion për pagesën e borxheve të mbetura, të evidentuara në llogarinë e përbashkët të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, që lidhen me shërbimet për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave komunale, si për borxhet e kontestuara ashtu edhe për ato të rregullta, përcjell TV21.

Gjatë këtij aksioni, qytetarët do të kenë mundësinë që të shlyejnë detyrimet e tyre pa u llogaritur kamata për vonesë në pagesë.

Kjo mundësi është e kufizuar në kohë dhe do të vlejë nga 20 prill 2026 deri më 5 qershor 2026, njoftojnë nga NP “Higjiena Komunale” – Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër