Nufi: Partneriteti strategjik me SHBA, shtyllë kryesore e politikës sonë të sigurisë dhe mbrojtjes

Nga D. V.
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 09 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në kuadër të një vizite zyrtare në në SHBA, vizitoi Parlamentin e Shtetit të Nju Xhersit, ku u mikprit nga Guvernatorja e Shtetit të Nju Xhersit, Mikie Sherrill si dhe nga Gjeneral Brigade i Forcave Ajrore të SHBA Yvonne L. Mays – Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake.

Kjo vizitë përbën ndalesën e parë në kuadër të aktiviteteve të organizuara për 25-vjetorin e partneritetit të suksesshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, një bashkëpunim që ka kontribuar ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, sigurisë dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet dy vendeve aleate.

“Partneriteti strategjik me SHBA mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës sonë të sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleate e besueshme, duke kontribuuar me përgjegjësi për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët”, theksoi ministri Nufi në një postim në rrjetet sociale.

Përgjatë kësaj jave në SHBA, ministri Nufi do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh në Nju Xhersi në kuadër të 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror, ndërsa do të udhëtojë edhe në Uashington për takime dhe bisedime dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër