Nuk ka rikthim, Haxhiu dekreton dorëheqjet e shtatë prokurorëve nga komuniteti serb: Nuk mund të mbahet peng funksionimi i institucioneve

Nga D V
1,177 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 korrik, Zhurnal.mk – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e së hënës, vendosi për refuzimin e kërkesave për tërheqjen e dorëheqjeve të disa prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb në Prokurorinë e Mitrovicës.

KPK-ja më pas dërgoi tek ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, emrat e disa prokurorëve për lirim nga detyra.

E lidhur me këtë, sot ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka nënshkruar dekretet për lirimin e shtatë prokurorëve serbë nga detyra.

Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:

Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, kam nënshkruar dekretet për lirimin e tyre nga detyra.

Me këtë akt përmbyllet një proces i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe në mbrojtje të integritetit të institucioneve të saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër