“Nuk mund ta luftoni kancerin të uritur, mos dëgjoni kiropraktikët”, thotë dr. Risteski

Nga Xh M
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 prill Zhurnal.mk – Doktor Milan Risteski, specialist i onkologjisë, në profilin e tij në Facebook paralajmëroi se personat e sëmurë me kancer nuk duhet të ndjekin pa kushte udhëzime për trajtim të publikuara në internet, pasi kjo mund t’i çojë drejt një vdekjeje më të shpejtë.

Në publikimin e tij, ai kritikoi veçanërisht praktikën e “vdekjes nga uria” të kancerit, duke theksuar se nuk ekziston asnjë studim shkencor që e vërteton efektivitetin e kësaj metode. Përkundrazi, pacientët me kancer metastatik që kanë agjëruar kanë ndërruar jetë më shpejt se ata që nuk kanë agjëruar.

“Moskuptimi i katabolizmit tumoral dhe përhapja e të pavërtetave nga persona që paraqiten si ekspertë po çon qindra pacientë drejt një vdekjeje të parakohshme”, paralajmëroi Risteski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër