Nuk preku finalen, lëvizja e parë nga Brikena për Mateon flet shumë

Nga Xh M
387 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një nga protagonistet e këtij ”Big Brother Albania vip 5”, Brikena, përfundoi rrugëtimin e saj në një moment kritik, vetëm pak ditë para finales së madhe të 18 prillit. Përballja “kokë më kokë” me Rogertin i mbajti të gjithë para ekranit, por në fund ishte ky i fundit që preu biletën e shumëdëshiruar si finalisti i katërt.

Ky vendim shkaktoi menjëherë një “tërmet” komentesh dhe një seri reagimesh masive në rrjetet sociale, duke ndarë publikun në dysh. Pas fikjes së dritave të Prime-it dhe mbylljes së transmetimit, Mateo është parë thellësisht i prekur. Pamjet e tij duke qarë dhe i dërrmuar nga largimi i Brikit treguan anën tjetër të medaljes së këtij eliminimi.

Mbështetja e Brikenës nuk ka vonuar asnjë sekondë sapo mori telefonin në dorë. Që prej orës 4 të mëngjesit, i vetmi postim origjinal në Story-n e saj në Instagram, përpos një lumi ripostimesh, i dedikohej betejës së Mateos për çmimin e madh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Me një foto të publikuar ku tregohet grafika e votimit për katër finalistët: Mateo, Miri, Rogert dhe Selin, Brikena e ka theksuar qartë se ku anon peshorja. Ajo ka vendosur zemra rreth portretit të Mateos dhe i ka bërë thirrje të hapur ndjekësve për mbështetje: ”TË VOTOJMË FITUESIN E PADISKUTUESHEM”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër