Shkup, 09 Maj, Zhurnal.mk – Gjatë muajit mars të vitit 2026 janë dhënë 245 leje ndërtimi, që është zvogëlim për 26.6 % më krahasuar më muajin e njejtë të vitit 2025, thonë të dhënat e entit statistikor të vendit.
Por në të njëjtën kohë vlera e objekte që kanë marrë leje ndërtimi është rritur.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 24 574 417 mijë denarë, që është për 21.9 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, sipas entit.
Rritja e vlerës vjen si rezultat i faktit se në periudhën referuese është lëshuar leje ndërtimi për park me erë për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me kapacitet deri në 128 MW, në territorin e Komunës së Shtipit, Komunës së Radovishit dhe Komunës së Karbincit, të cilat kanë vlerë të madhe.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim148 (60.4%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 31 (12.7%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 66 (26.9 %) për objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 245 të objekteve, tek 136 (55.5 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 109 (44.5 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 618 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 53 718 m2.
