Numri i të vdekurve nga shpërthimi i fabrikës së fishekzjarreve rritet në 37

Nga D. V.
522 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pekin, 8 maj, Zhurnal.mk – Numri i viktimave nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinën qendrore është rritur në 37, ndërsa një person rezulton ende i zhdukur, raportoi sot televizioni shtetëror CCTV.

Sipas raportit, 51 persona të tjerë po trajtohen në spital, mes tyre pesë në gjendje të rëndë.

Shpërthimi ndodhi të hënën në qytetin Liuyang, në provincën Hunan, një zonë e njohur si qendra e prodhimit të fishekzjarrëve në Kinë.

Autoritetet deklaruan se operacionet e kërkim-shpëtimit në vendngjarje janë drejt përfundimit, ndërsa mbi 1 500 efektivë të emergjencave u angazhuan në operacion.

Policia ka thirrur tetë persona nën dyshimin për neglizhencë të lidhur me aksidentin, raportoi CCTV. Shkaqet e shpërthimit mbeten ende nën hetim.

Kina prodhon një pjesë të madhe të fishekzjarrëve që tregtohen në botë, por industria është përballur prej vitesh me aksidente të rënda industriale.

Në qershor të vitit 2025, nëntë persona humbën jetën nga një tjetër shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër