Numri i turistëve të huaj në rritje për 6,9% në Maqedoninë e Veriut

Nga D. V.
570 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Numri i turistëve të huaj në Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje prej 6,9 për qind deri në muajin mars të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare statistikore.

Vetëm gjatë muajit mars në vend janë regjistruar gjithsej 73.921 turistë, të cilët kanë realizuar 134.233 bujtje. Të dhënat tregojnë se sektori i turizmit vazhdon trendin pozitiv të rritjes, me interes më të madh nga vizitorët e huaj.

Sipas statistikave, rritje është vërejtur edhe te numri i netqëndrimeve, çka tregon për një qëndrim më të gjatë të turistëve dhe ndikim pozitiv në ekonominë lokale, hoteleri dhe shërbime turistike.

Institucionet vlerësojnë se promovimi i destinacioneve turistike, zhvillimi i infrastrukturës dhe organizimi i aktiviteteve kulturore e turistike kanë ndikuar në rritjen e interesimit për ta vizituar vendin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër