Oda e Avokatëve ka hapur procedurë për licencën e avokatit të dënuar Fehmi Stafa

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator Zhurnal.mk – Në Odën e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut ka lëndë aktive për heqjen e licencës së avokatit Fehmi Stafa, i cili paraprakisht u dënua me 15 muaj burg. Ai u kap në flagrancë duke marrë transhenë e dytë të 50 mijë eurove me qëllim për ta korruptuar gjyqtarin e Apelit Gjoko Ristov që ta lirojë nga paraburgimi Lupço Pecovin e akuzuar në rastin “Zinxhir”. Megjithatë, Gjykata disiplinore e Odës së Avokatëve ende nuk ka miratuar vendim, ndërsa shkurt thonë për Alsat do të vendoset gjatë periudhës në vazhdim

Vendimi duhet të merret mbi bazën e shkeljes së rëndë të Kodit Etik, pavarësisht se Gjykata Penale e Shkupit nuk i ka caktuar masë ndalimi të veprimtarisë. Neni 1 i Kodit Etik është i qartë, Avokati nuk guxon ta rrënojë pavarësinë e tij dhe t’i shkelë parimet e tij profesionale me qëllim që ta kënaqë cilindo, qoftë edhe klientin e tij.

Sipas Statutit të Odës së Avokatëve, procedura për heqjen e licencës shkon nëpër Gjykatës Disiplinore, një organ në kuadër të Odës së Avokatëve, i cili shqyrton provat dhe faktet për shkeljet. Ndaj vendimit, pala ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh.

Ndërkohë që Gjykata Disiplinore ende s’ka sjellë vendim, emri i Fehmi Stafës vazhdon të jetë në listën e avokatëve aktiv, edhe pse fizikisht Stafa nuk ka mundësi ta ushtrojë funksionin pasi ndodhet në burg. Dënimi 15 mujor që i llogaritet prej dhjetorit të vitit 2025, duhet t’i mbaroj në mars të vitit 2027.

(Skroll: Aktgjykimi) Stafa në prill të këtij viti pranoi fajin dhe arriti marrëveshje me Prokurorinë, të cilën më pas Gjykata e konfirmoi. Sipas Aktgjykimit, Stafa ka kërkuar 100 mijë euro nga klienti i tij Lupço Pecov – Djalli, me qëllim që të ndikojë te gjyqtari Gjoko Ristov për t’ia shfuqizuar masën e paraburgimit. Megjithatë Stafa është denoncuar në polici dhe është kapur në flagrancë duke marrë pjesën e dytë të parave. Krahas dënimit me burg, Fehmi Stafës i janë marrë edhe dy telefona celularë të markës Iphone 16 dhe Redmi Poko M4.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër