Ndahet nga jeta kryetari i Shoqatës së veteranëve të luftës të UÇK-së, Daim Hiseni

Nga R.ZH
197 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shtator, Zhurnal.mk – Ka ndërruar jetë veterani i luftërave të UÇK-së dhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL-UÇK) në Maqedoninë e Veriut, Daim Hiseni.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe opinionin e gjerë, të cilët e kujtojnë atë si një kontributues të çështjes kombëtare, ish-pjesëtar të UÇK-së në Betejën e Koshares dhe në Zonën e Karadakut gjatë konfliktit të vitit 2001.

Përveç angazhimit të tij të gjatë në krye të shoqatave të dala nga lufta, Daim Hiseni ka qenë i njohur për aktivitetin e tij të palodhur në mbrojtje të vlerave të luftës, si dhe për angazhimin e tij në jetën publike e shoqërore në vend.

“Namazi i xhenazes do të falet pas namazit të ikindisë në Xhaminë e Jahja Pashës, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Kopanicë”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër