Ola uron vjehrrën në mënyrë speciale për ditëlindje – publikon momentin e ëmbël

Nga D. V.
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Historia e dashurisë mes Olës dhe Adionit, e nisur gjatë eksperiencës së tyre në Ferma VIP 3, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.

Çifti, që pas përfundimit të formatit e zyrtarizoi lidhjen me fejesë, po shfaqet gjithnjë e më i afërt edhe me familjet e njëri-tjetrit.

Së fundmi, Ola ka ndarë me ndjekësit një dedikim të veçantë për nënën e Adionit, Adelina, me rastin e ditëlindjes së saj.

Ajo publikoi një fotografi të ngrohtë pranë vjehrrës, ku dyshja shfaqen të përqafuara dhe mjaft të afërta.

Krahas imazhit, ish-fermerja shkroi një urim plot dashuri, duke i uruar asaj edhe shumë vite të lumtura pranë familjes.

Për më tepër, Ola vendosi edhe një emoji kurore mbi kokën e vjehrrës, si simbol respekti dhe vlerësimi.

Marrëdhënia e mirë mes Olës dhe familjes së Adionit është komentuar shpesh nga ndjekësit, sidomos pas videove të publikuara nga Gjakova, ku ajo është parë duke kaluar kohë me familjarët e partnerit dhe duke u përshtatur me traditat si nuse e re.

Me postimet dhe momentet që ndajnë vazhdimisht në rrjetet sociale, Ola dhe Adioni po tregojnë se lidhja e tyre po bëhet çdo ditë e më e fortë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër