Orari i ndeshjeve të Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve

Nga Xh M
412 e lexuar

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll do të fillojë më 26 shtator garat në Ligën e Kombeve. Ndeshja e parë do të luhet në Shkup.

Garat në Ligën e Kombeve do të fillojnë kundër ekipit të Zvicrës. Ndeshja do të luhet në “Todor Proeski” duke filluar prej orës 20:45.

Ndeshja e dytë do të luhet më 29 shtator, ku Maqedonia e Veriut do të jetë mysafir i Sllovenisë. Më 3 tetor, Maqedonia e Veriut përsëri kthehet në vend për t’u përballur me Skocinë. Tri ditë më vonë, Maqedonia e Veriut do të udhëtojë në Zvicër.

Dy ndeshjet e fundit të Maqedonisë së Veriut do të luhen në muajin nëntor. Më 13 nëntor do të jetë mysafir i Skocisë, ndërsa më 16 nëntor do të pret Slloveninë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër