Orari i xhiros së 28-të në Superligë, vëmendja në Podujevë dhe Malishevë

Nga D. V.
151 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Superliga e Kosovës do të vazhdoj këtë fundjavë me pesë ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe orarin e xhiros së 28-të, ku të shtunën luhen dy ndeshje dhe të dielën tre të tjera.

Kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet në Podujevë,me Llapin që është nikoqire e Prishtinës të shtunën me fillim nga ora 15:00.

Po këtë ditë do të luhet edhe dueli mes Ferizajt dhe Prishtinës së Re.

Të dielën ndeshja më interesante është ajo mes Malishevës dhe Ballkanit, derisa Gjilani pret Dukagjinin.

Lideri aktual Drita luan në udhëtim te Drenica në Skenderaj.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 28-të fillojnë nga ora 15:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër