OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes se re të vendit, Justina Shiroka Pula.

Ai ka përgëzuar partitë për vullnetin e treguar për kompromis dhe arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se Kosova po vazhdon një traditë të rëndësishme, meqë përsëri presidente është zgjedhur një grua.

“…Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e Presidentes, duke vazhduar një traditë të rëndësishme. Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje, pavarësi më të madhe financiare dhe mbrojtje më të fuqishme nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje…”,  thuhet në postimin e tyre në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër