628
Tiranë, 2 nëntor, Zhurnal.mk – Kanë përfunduar punimet në nënstacionet elektrike të Matit dhe Mirditës, duke rritur sigurinë energjetike për 4000 abonentë.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi sot për përfundimin e punimeve për zëvendësimin e pajisjeve në nënstacionet elektrike të Rubikut dhe Shutrit, në Mat dhe Mirditë.
Ndërhyrjet janë realizuar në rrjetin 35 kV dhe kanë si qëllim rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike për rreth 4000 abonentë.
