Osmani: Ditën e parë që marrim përgjegjësi do ta nisim me shkollën fillore ”7 Marsi” (VIDEO)

nga Redaksia

Shkup, 11 gusht – Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çarirt,Bujar Osmani ka vijuar me publikimin e videove që prekin problemet reale të banorëve të Komunës së Çairit. Sot ai vuri theksin tek Shkolla Fillore ”7 Marsi” duke cekur muret e vjetra, problemet sanitare, borxhet e shkollës dhe mungesën e mjeteve shkollore për mësime si probleme akute.

”Vite më formuese të jetës i kalova në këtë shkollë nga klasa e katërt deri në klasën e tetë, vitet kur mësova më shumë nga vetja, kur mësova të respektoj mësuesit që më mbanin gjallë kureshtjen. Por muret e kësaj shkolle sot flasin ndryshe, mbi dhjetë vite me xhirollogari të bllokuara për shkak të borxheve, me nyje sanitare që renovohen nga vetë prindërit pas kërcënimit për bojkot. fëmijët me javë të tëra pa shkumësa duke huazuar nga shkollat tjera. Por fëmijët nuk kanë faj. Por neve të rriturit ua kemi borxh. Kjo shkollë më bëri mua, tani është koha të bëj unë për të”, thotë Bujar Osmani.

Bujar Osmani shton në fund se ditën e parë që do të merr përgjegjësi do ta nis me shkollën ”7 Marsi”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More