Osmani: Masakra e Izbicës është kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë

Nga Xh M
196 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidentja e Vjosa Osmani ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Izbicës, duke theksuar se kjo ngjarje tragjike mbetet një dëshmi e dhimbjes, por edhe një thirrje e fuqishme për drejtësi.

Ajo rikujtoi se 147 civilë të pafajshëm shqiptarë u vranë mizorisht nga forcat serbe, mes tyre edhe foshnja 6-muajshe Dafina Qelaj, jeta e së cilës u ndërpre në mënyrë barbare brenda shtëpisë së saj.

Presidentja Osmani theksoi se Izbica nuk duhet parë vetëm si simbol i vuajtjes dhe sakrificës për liri, por edhe si një kujtesë që nuk guxon të zbehet me kalimin e kohës.

Sipas saj, krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë duhet të përballen me drejtësinë dhe përgjegjësit të mbajnë llogari.

“27 vjet më parë, 147 civilë të pafajshëm u vranë mizorisht nga forcat gjenocidale të Serbisë, në mesin e tyre edhe një foshnje 6-muajshe, Dafina Qelaj. Një jetë që sapo kishte filluar, u shua barbarisht, bashkë me shumë të tjera, brenda shtëpive të tyre, vetëm pse ishin shqiptarë. Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë. Është poashtu kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë. Krimet e Serbisë, të cilat u kryen me qëllim të shfarosjes së popullit tone, duhet të përballen me drejtësinë. Kujtimi për të rënët është obligim, ndërsa drejtësia për ta mbetet amanet. Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e dëshmorët”, shkroi Osmani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër