Osmani: Më kanë shpallur “politikisht të vdekur” qindra herë, por jam ende këtu

Nga Xh M
1,398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 korrik Zhurnal.mk – Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se emri i saj nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë pengesë për krijimin e institucioneve në Kosovë.

“Emri im kurrë nuk ka qenë pengesa në krijimin e institucioneve as kurrë nuk do të jetë. Unë nuk do ta lejojë në asnjë mënyrë që emri im të shndërrohet në pengesë për krijimin e institucioneve”, ka deklaruar ajo.

Në Debat Plus, Osmani tha se do të vazhdojë të mbrojë integritetin e punës së saj dhe interesat e shtetit, duke theksuar se për këtë nuk i nevojitet ndonjë pozitë institucionale.

Sipas saj, pavarësisht përpjekjeve për ta larguar nga skena politike, ajo do të vazhdojë aktivitetin e saj dhe nuk do të ndalet në angazhimin publik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër