Reagon Grenell: Thaçi është i pafajshëm, çfarë po i pengon gjyqtarët të marrin vendim pas gjithë 6 vjetësh?

Nga Xh M
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 1 korrik Zhurnal.mk – Ish emisari i presidentin amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas shtyrjes së re të vendimit për Thaçin dhe ish krerët e UÇK-së në Hagë.

“Tre gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shtyrë edhe një herë vendimin e tyre lidhur me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga Jack Smith, të cilën e konsideroj të pabazë. Ky është një nga rastet e rralla kur republikanët, demokratët, konservatorët dhe aktivistët e së majtës ekstreme ndajnë të njëjtin qëndrim. Hashim Thaçi është i pafajshëm ndaj këtyre akuzave. Çfarë po i pengon këta gjyqtarë që të marrin një vendim edhe pas gjithë kësaj kohe? Sot, ata e shtynë sërish vendimin, kësaj radhe deri në muajin shtator. Ndërkohë, këta persona kanë kaluar gjashtë vjet të tëra në paraburgim (GJASHTË VJET!).”, ka shkruar Grenell.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër