Osmani: Mërgatë, më 7 qershor ju duam përsëri bashkë – ejani në Kosovë

Nga D. V.
597 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 maj, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me një video-mesazh, iu është drejtuar diasporës për  t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ajo, ka thënë se sa më afër që është mërgata në çdo vendim, as më e fortë do të jetë Kosova.

“E keni dëshmuar në të kaluarën, e po e dëshmoni edhe sot – ju asnjëherë nuk e latë Kosovën vet. Edhe tani, atdheu ka nevojë për ju, për fjalën tuaj, për përkushtimin tuaj, për pjesëmarrjen tuaj. Më 7 qershor, ju duam përsëri bashkë. Ejani në Kosovë, ose regjistrohuni për të votuar. Për gjatë pesë viteve që isha në Presidencë, pjesa më e bukur e angazhimit tim kanë qenë pikërisht takimet me ju,  pritjet për ju, diskutimet me ju, festimet e përbashkëta për të arriturat tona të përbashkëta e ndarja e dhimbjes në momentet e rënda – si një familje që s’ka kush e ndan sepse kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës”, ka thënë ajo.

“E mbatë gjallë në  momentet më të rënda, e ringritët atëherë kur ishte e rrënuar e i dhatë shpresë atëherë kur duhej më së shumti. Edhe tani, do ta bëjmë së bashku. Siç e kam thënë edhe kur vendosa që 28 dhjetori data e zgjedhjeve të kaluara, sa më afër e kemi mërgatën në çdo vendim, aq më e fortë do të jetë Kosova sepse ne jemi krenarë me ju. Kosovën e kemi të përbashkët pavarësisht ku jetojmë. Regjistrohuni, votoni, ndikoni. Ju dua shumë”, ka deklaruar Osmani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër