Osmani pas vdekjes së Kryeziut: Intelektuali që i dha sharm demokracisë

Nga D V
497 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 gusht, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziut, duke vlerësuar lart kontributin e tij në jetën politike, akademike dhe institucionale të Kosovës.

Ajo e ka cilësuar Kryeziun si një intelektual që “i dha sharm demokracisë”, duke theksuar se ai për dekada me radhë dha kontribut të rëndësishëm në jetën publike të vendit.

“Profesor, intelektual e veprimtar i palodhur, Eqrem Kryeziu i shërbeu vendit me dije, guxim dhe përkushtim”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka përmendur edhe angazhimet e tij të shumta, përfshirë bashkëpunimin me Presidentin historik Ibrahim Rugova, pozitën e nënkryetarit të LDK-së, kryetarin e Prizrenit, nënkryetarin e Kuvendit, deputetin dhe profesorin.

Sipas Osmanit, Kryeziu ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës dhe në zhvillimin e Prizrenit, qytetit me të cilin ishte veçanërisht i lidhur.

“I përhershëm qoftë kujtimi për Profesor Eqremin!”, ka përfunduar Osmani, duke shprehur ngushëllime për familjen Kryeziu, miqtë, bashkëpunëtorët, qytetarët e Prizrenit dhe mbarë Kosovën.

Një nga figurat më historike të LDK-së, ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu vdiq në moshën 78-vjeçare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër