OVL-UÇK thërret protestuesit të mblidhen sot në sheshin e Prishtinës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje sot në sheshin e Prishtinës.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, OVL-UÇK u ka bërë thirrje kategorive të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarëve që të mblidhen në sheshin e Prishtinës, duke theksuar se duhet të jenë të bashkuar dhe me dinjitet.

“Për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër