Pa energji elektrike dhe ujë disa pjesë të Shkupit

Nga admin
664 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 13 shkurt – Pa energji elektrike nga ora 9 deri në orën 15 do të jenë një pjesë e rrugëve “Tikveshka”, “Nov Zhivot”, “Indira Grandi”, “Bërsjaçka Buna”, “Ovçepolska”, “Pelagonia”, “Demirhisarska”, “Zletovska”, “Slan Dol”, “Haxhi Jovan Shishkov” në Komunën e Shuto Orizarës. Pa ujë ndërkaq nga ora 9 do të jenë një pjesë e konsumatorëve të bulevardit ” Ilinden” nga udhëkryqi me rrugën  “Franklin Ruzvelt” deri në udhëkryqin me bulevardin “8 Septemvri”.

 Siç bëri të ditur Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të një defekti rrugor në një tub uji F 80 mm. në bulevardin “Ilinden” p.n, në rrethin e NP Parqe dhe Gjelbërime – Shkup dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.

 Ndërprerja ndërkaq e energjisë elektrike në një pjesë të Shuto Orizarës është për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër