Pacolli-Dalipi: Aksioni i madh i pastrimit nis edhe në Mitrovicë dhe Ferizaj

Nga D. V.
288 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 maj, Zhurnal.mk – Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se pas Pejës dhe Prishtinës, aksioni i madh i pastrimit ka vazhduar sot edhe në Mitrovicë dhe Ferizaj.

Në një postim në Facebook, Pacolli-Dalipi bëri të ditur se ekipet janë angazhuar në dy lokacione konkrete, në Mitrovicë dhe në Ferizaj.

“Pas Pejës dhe Prishtinës aksioni i madh i pastrimit sot ka filluar në Mitrovicë dhe Ferizaj. Në Mitrovicë jemi në rrugën Admir Voca ndërsa në Ferizaj në fshatin Komogllavë”, ka shkruar ajo.

Ministrja ka bërë thirrje për angazhim dhe kujdes të përbashkët ndaj mjedisit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë.

“Ta bëjmë Kosovën të pastër sepse atdhe tjetër nuk kemi”, ka shkruar Pacolli-Dalipi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër