Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U-21 me disa risi

Nga D. V.
272 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 do të zhvillojë dy miqësore në qershor ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime mjaft të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve.

Për herë të parë me Kombëtaren U-21 bashkohen portieri i AF Elbasanit, Klevi Totoshi, si dhe Blerton Isufi, i cili aktivizohet në Norvegji me skuadrën e Molde.

Ndeshja e parë miqësore, Slloveni U21 – Shqipëri U21, do të luhet më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovscina”, ndërsa sfida e dytë, Itali U21 – Shqipëri U21, do të zhvillohet më 8 qershor, në orën 18:15, në stadiumin “Omero Tognon”.

Më poshtë lista e plotë me 25 lojtarët e grumbulluar:

PortierëGiulio Veliaj, Klevi Totoshi, Alain Taho

MbrojtësZylyf Muça, Arlind Kurti, Ervin Bashi, Adi Kurti, Maldin Kacurri, Aurel Marku, Elton Fikaj, Fabjan Përndreca, Enes Osmani

MesfushorëFeta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ammar Asani, Dario Daka, Benjamin Dibrani, Blerton Isufi, Burak Alili

SulmuesErald Maksuti, Kevin Dodaj, Rrok Toma, Olsi Myrta, Elmedin Rama

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër