Padi ndaj drejtorit të ISHP Qendra Shëndetësore “Primarius Dr. Gjorgji Gavrilski” në Sveti Nikollë

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sveti Nikollë, 17 shtator Zhurnal.mk – Nën dyshimet se ka mundësuar personat e tretë të përfitojnë pasuri të tundshme, por duke e dëmtuar buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi ndaj drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit.

“Gjatë vitit 2025, në cilësinë e drejtorit të ISHP Qendra Shëndetësore “Primarius Dr. Gjorgji Gavrilski” në Sveti Nikollë, nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat e Ligjit për përdorimin dhe posedimin e sendeve në pronësi shtetërore dhe komunale dhe pa e zbatuar procedurën përkatëse dhe pa e siguruar pëlqimin e nevojshëm të Qeverisë, ka tjetërsuar sende të tundshme, për të cilat nuk ka pasur të dhëna përkatëse lidhur me llojin dhe sasinë e tyre në vlerë të përgjithshme prej 75.000 denarësh”, raportoi Policia.

Drejtori 63 vjeçar S.B. nga Sveti Nikolla akuzohet për veprën penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër