Të rinjtë në Maqedoni jetojnë me prindërit deri në moshën 31-vjeçare

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shtator Zhurnal.mk – Të rinjtë në Maqedoni largohen nga shtëpia e prindërve në një moshë mesatare prej 30,7 vjeç, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian është 26,3 vjeç, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2025.

Dy shtete të Ballkanit që janë pjesë e familjes evropiane kanë të rinj që qëndrojnë më gjatë në shtëpinë e prindërve.

Kroacia është në vendin e parë, me një mesatare prej 31,5 vjeç, e ndjekur nga Greqia me 30,9 vjeç. Në anën tjetër, të rinjtë largohen nga shtëpia më herët në Finlandë dhe Danimarkë, në moshën rreth 20-vjeçare.

Nga rajoni, një mesatare më e mirë se Maqedonia e ka Serbia, ku të rinjtë jetojnë me prindërit deri në moshën 30,1 vjeç, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë deri në 29,5 vjeç, dhe në Bullgari deri në 27,9 vjeç.

Eurostat vëren se kjo statistikë lidhet edhe me shkallën e punësimit të të rinjve në kontinent.

Sipas Eurostat, në vendet ku të rinjtë kanë tendencë të largohen më herët nga shtëpia e prindërve, si Holanda, Danimarka, Gjermania dhe Suedia, shkalla e punësimit të të rinjve zakonisht është më e lartë. Ndërsa në vendet ku të rinjtë largohen më vonë nga shtëpia, si Greqia, Kroacia, Spanja dhe Italia, shkalla e punësimit ishte më e ulët se mesatarja e BE-së.

Në vitin 2025, shkalla e punësimit të të rinjve të moshës 20 deri në 29 vjeç në BE ishte 65,5 për qind. Në Maqedoni, ndërkaq, ishin të punësuar vetëm rreth gjysma e të rinjve, përkatësisht 50,2 për qind.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër