Tiranë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Në limitin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe kur Kuvendi ka nisur zyrtarisht pushimet, dy deputetët socialistë Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli kanë rishikuar formulën e pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve duke propozuar rritjen me vetëm 0.02%.
Lidhur me koeficientin 0.38 është përcaktuar si rezultat i një vlerësimi të balancuar ndërmjet nevojës për forcimin e garancive materiale të pavarësisë së magjistratëve dhe detyrimit për të respektuar parimet e proporcionalitetit, qëndrueshmërisë dhe koherencës së sistemit të pagave në sektorin publik pasi magjistrati më i thjeshtë, në gjykatat e rrethit barazohet në pagë me kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, ose në koeficient në masën 0.91 të pagës së Presidentit.
Kushtetuesja ndërhyri në debatin e fortë mes mazhorancës dhe shoqatës së gjyqtarëve dhe prokurorëve ku kërkoi një skemë të re për pagat e tyre. Për kryeministrin Edi Rama sistemi i drejtësisë duhet të justifikojë me punën e tyre pagesat e nivelit të lartë, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët vlerësojnë se garancitë financiare janë mbrojtje ndaj ndikimeve politike.
